Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e dialogut

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e deleguar të Evropës në Francë, Benjamin Haddad. Sipas postimit në X, Lajçak ka njoftuar se kanë biseduar për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. “Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin…

Lajme

21/11/2024 22:40

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e deleguar të Evropës në Francë, Benjamin Haddad.

Sipas postimit në X, Lajçak ka njoftuar se kanë biseduar për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Falenderues për mbështetjen e fortë të Francës ndaj procesit”, ka shkruar ai.