Lajcak shkruan për takimet në Amerikë, publikon pamje nga takimi me Osmanin dhe Kurtin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar në lidhje me qëndrimin e tij në New-York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajçak foli rreth pjesëmarrjes së tij në drekën tradicionale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Shefi i Diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell. Po ashtu në disa…

Lajme

01/10/2024 10:26

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar në lidhje me qëndrimin e tij në New-York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Lajçak foli rreth pjesëmarrjes së tij në drekën tradicionale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Shefi i Diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell.

Po ashtu në disa fotografi të publikuara nga ky qëndrim i tij në Amerikë, Borrell përfshiu dhe takimet me Ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien, emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof si dhe takimet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, transmeotn lajmi.net.

“Sapo u ktheva nga një javë intensive në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork! Unë pata mundësinë të përfshihem në diskutime kuptimplota rreth multilateralizmit, ndërtimit të paqes dhe Ballkanit Perëndimor brenda dhe jashtë ndërtesës së OKB-së. Përveç bisedave me miqtë dhe partnerët, mora pjesë gjithashtu në drekën tradicionale të Ballkanit Perëndimor me liderët nga rajoni të organizuar nga HR/VP dhe fola në Samitin e Ndikimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të ËEF-së”, ka shkruar Lajçak./Lajmi.net/