Lajçak për dialogun Kosovë – Serbi: Vazhdon së shpejti
Emisari Special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se bisedimet e sotme midis dy vendeve kanë shënuar hap përpara.

Lajme
Lajçak ka shtuar se dy kryenegociatorët janë pajtuar që të mbajnë raundin e dytë të bisedimeve për pretendimet financiare dhe për pronat, shkruan lajmi.net.
“Vazhdon së shpejti”, ka shkruar Lajçak duke iu referuar vazhdimit të bisedimeve midis dy vendeve.
“Sot ne bëmë një hap tjetër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim duke mbajtur edhe raundin e dytë të bisedimeve mbi pretendimet financiare dhe pronën. Poashtu ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkovic iu bashkua diskutimeve tona. Vazhdon së shpejti”, ka shkruar Lajcak në Twitter.
Today we made another step towards a comprehensive normalization agreement by holding a second round of talks on financial claims and property. And it was the first time the new Serbian chief negotiator Petar Petkovic joined our discussions. To be continued soon. pic.twitter.com/4ANQBa2r3s
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 29, 2020
Sot, Kosova dhe Serbia janë takuar midis vete në nivel ekspertësh ku kanë folur për çështjen e pretendimeve financiare dhe për pronat.
Në anën tjetër, Serbia është duke këmbëngulur në Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive, derisa Kosova por edhe Bashkimi Evropian kundërshtojnë një gjë të tillë. /Lajmi.net/