Lajçak në takim me McAllister, diskutohet çështja e dialogut
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister. Me këtë rast, Lajçak thuhet të ketë njoftuar McAllister për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Lajçak e bëri të ditur po ashtu se gjatë takimit është biseduar edhe në lidhje me…

Lajme
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister.
Me këtë rast, Lajçak thuhet të ketë njoftuar McAllister për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
Lajçak e bëri të ditur po ashtu se gjatë takimit është biseduar edhe në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, shkruan lajmi.net.
“Kënaqësi që u takova me David McAllister sot. E informova për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe ai më informoi për punët e Parlamentit Evropian. Ne diskutuam gjithashtu për adresimin tim të ardhshëm në Komitetin e Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme”, ka shkruar Lajçak./Lajmi.net/
Good to meet with @davidmcallister today. I briefed him on the latest developments in the Western Balkans, in particular in the ??-facilitated Dialogue and he updated me on the work of the @Europarl_EN. We also discussed my upcoming address to @EP_ForeignAff. pic.twitter.com/BkPhiE86F9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 14, 2022