Lajçak në Strasburg: Njoftova shtetet anëtare për sfidat në dialog

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar së fundi për një vizitë në Këshillin e Evropës. Me këtë rast, Lajçak ka deklaruar se ka njoftuar shtetet anëtare për sfidat në kuadër të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Emisari sllovak, Lajçak tha se uniteti është çelësi për përforcimin e pozicionit të…

Lajme

05/06/2024 15:06

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar së fundi për një vizitë në Këshillin e Evropës.

Me këtë rast, Lajçak ka deklaruar se ka njoftuar shtetet anëtare për sfidat në kuadër të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Emisari sllovak, Lajçak tha se uniteti është çelësi për përforcimin e pozicionit të BE-së, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net.

“Një rikthim i mirë në Strasburg pas gati dy vitesh. Vlerësova mundësinë për të informuar shtetet Anëtare të BE mbi gjendjen e aktuale dhe sfidat përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE. Uniteti i BE është kyç për të forcuar pozicionin tonë politik në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak.

Duhet përkujtuar që pas largimit të Lajּçak nga pozicioni që kishte në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, nga Bashkimi Evropian ende nuk ka pasur një emërim të ri të një prej zyrtarëve të saj që do të merret specifikisht me dialogun dhe situatën e krijuar ndër vite në mes Kosovës dhe Serbisë./Lajmi.net/