​Lajçak në SHBA, diskuton për Ballkanin Perëndimor

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se kanë biseduar për Ballkanin Perëndimor, ndërkaq theksoi “bashkëpunimin e shkëlqyer” në mes të BE-së dhe SHBA-ve. “Misioni im i parë në 2025 më çoi në Amerikë. Në…

Lajme

07/01/2025 08:14

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se kanë biseduar për Ballkanin Perëndimor, ndërkaq theksoi “bashkëpunimin e shkëlqyer” në mes të BE-së dhe SHBA-ve.

“Misioni im i parë në 2025 më çoi në Amerikë. Në Uashington DC, pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve gjatë gjithë mandatit tim”, ka shkruar ai.

Lajçak do të përfundojë mandatin si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në fund janarit.