Lajçak në një shkrim përmbledhë vizitat në Ballkanin Perëndimor, flet edhe për çështjen e dinarit

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të çështjeve në Ballkanin Perëndimor, të cilën e nisi në Bosnje dhe Hercegovinë. Për takimet që po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë Lajçak tha se janë në një mes në lidhje me të ashtuquajturën “çështje të dinarit”. “Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e…

Lajme

23/04/2024 15:17

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të çështjeve në Ballkanin Perëndimor, të cilën e nisi në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për takimet që po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë Lajçak tha se janë në një mes në lidhje me të ashtuquajturën “çështje të dinarit”.

“Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një mes në lidhje me të ashtuquajturën “çështje të dinarit”. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë boshllëkun. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar Lajçak. /Lajmi.net/