Lajçak në Greqi, flet për aspektet e sigurisë së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qenë i ftuar në konferencën “Ballkani Perëndimor në kontekstin aktual të sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë”, të mbajtur në Greqi. Ai ka thënë se në këtë konferencë ka folur për aspektet e sigurisë së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe sfidat e rreziqet në Ballkan.…
Lajme
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qenë i ftuar në konferencën “Ballkani Perëndimor në kontekstin aktual të sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë”, të mbajtur në Greqi.
Ai ka thënë se në këtë konferencë ka folur për aspektet e sigurisë së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe sfidat e rreziqet në Ballkan.
“Faleminderit @NikosDendias që më ftuat në konferencën tuaj “Ballkani Perëndimor në kontekstin aktual të sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë”. E përdora kohën time për të folur për sfidat dhe rreziqet në Ballkan, si dhe për aspektet e sigurisë të Dialogut Beograd-Prishtinë”, ka shkruar sllovaku në “X”.
Thank you @NikosDendias for inviting me to your conference “Westen Balkans in the current context of security challenges and threats”. I used my intervention to speak about challenges and risks in the Balkans, as well as security aspects of the Belgrade-Pristina Dialogue. https://t.co/QhVTY8yTNE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 28, 2024