Lajcak në Beograd, Gjuriq i ankohet për Kurtin dhe thotë se Serbia përkrah Draftin e BE-së për Asociacionin
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, pas Prishtinës ka udhëtuar për në Beograd. Atje sot është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, me të cilin kanë biseduar për procesin e dialogut ne mes të Kosovës dhe Serbisë. Gjuriq në këtë takim si zakonisht është ankuar se si e gjithë situata dhe pozita…

Lajme
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, pas Prishtinës ka udhëtuar për në Beograd. Atje sot është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, me të cilin kanë biseduar për procesin e dialogut ne mes të Kosovës dhe Serbisë.
Gjuriq në këtë takim si zakonisht është ankuar se si e gjithë situata dhe pozita e serbëve lokalë “është përkeqësuar” që nga ardhja e kryeministrit Albin Kurti në pushtet.
Siç njofton ministria e jashtme serbe, Gjuriq i cili ka vazhduar takimet me të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojicic, edhe pas sulmit terrorist në Banjskë i ka thënë emisarit sllovak se “Kurti po dëshiron të krijoj një Kosovë një-etnike”.
Në fund, shefi i diplomacisë serbe dhe një prej figurave kyçe të propagandës shtetërore serbe ka thënë se Beogradi mbështet Draft-Statutin e BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
In the meeting with @MiroslavLajcak, I emphasized that the EU-facilitated Dialogue process is attacked by Albin Kurti’s regime continuously imposing repression measures, which are leading to the creation of a monoethnic #KosovoandMetohija, thus directly undermining the goals of… pic.twitter.com/2WnnWc2kKh
— Марко Ђурић (@markodjuric) June 19, 2024