Lajçak i jep edhe më shumë pompozitet vizitës në Kosovë, publikon një fotografi me Escobarin
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka postuar një fotografi me të dëguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar, duke treguar se janë rrugës për në Kosovë.

Lajme
“Rrugës për në Kosovë!”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
On our way to Kosovo! pic.twitter.com/G2BhAIhqWx
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 31, 2022
Lajçak dhe Escobar së pari do të shkojnë në Presidencë te shefja e shtetit, Vjosa Osmani. Takimi është paraparë të zhvillohet në orën 16:00.
Pas presidentes, të dy diplomatët do të takohen me kryeministrin Albin Kurti në orën 17:00.