Lajçak e Escobar: Kosova është palë e barabartë në dialogun me Serbinë

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka përfunduar vizitën treditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bota

19/05/2022 16:49

Ai ka thënë se gjatë qëndrimit në Uashington ka pasur një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë vizitës në SHBA, emisari evropian ka takuar edhe përfaqësuesi Special i Shteteve në Prishtinë për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Ndryshe, Escobar dhe Lajçak gjatë një vizite në shkurt të këtij viti në Prishtinë theksuan se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës nuk ishin në pikëpyetje dhe se askush nuk ishte i interesuar të krijonte një Republikë Serbe të re në Kosovë.

“Kosova është palë e barabartë në dialogun me Serbinë dhe të dyja palët duhet të vazhdojnë të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve”, deklaruan ata. /Lajmi.net/