lajmi.net

Lajçak: Diskutuam për Marrëveshjen e Ohrit që ende nuk ka nisur të zbatohet

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel është diskutuar për Marrëveshjen e Ohrit e cila ende nuk ka filluar të zbatohet. Lajçak ka shkruar në platformën “X” se ka pritur në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministrin Bislimi…

Lajme

24/10/2024 21:28

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel është diskutuar për Marrëveshjen e Ohrit e cila ende nuk ka filluar të zbatohet.

Lajçak ka shkruar në platformën “X” se ka pritur në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe drejtorin Petkoviq.

Ai ka theksuar se mes tjerash është diskutuar për një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe se palët kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm.

“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar të zbatohet në subtancë.. Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak./rtk

 

 

LM