Lajçak ‘aktivizohet’ për dialogun, shkon të flasë me zyrtarët gjermanë në Berlin

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun me Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ka falënderuar për mbështetjen që Gjermania ia ka dhënë atij në çështjet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe atë të dialogut.

Lajme

29/03/2022 17:32

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka njoftuar se është takuar me zyrtarë gjermanë për të diskutuar çështjet e lartëpërmendura.

Ai shkruar se Gjermania ka dhënë ndihmë të vazhdueshme dhe të fuqishme në atë se si të avancohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, shkruan lajmi.net.

“Falënderoj mbështetjen e vazhdueshme të fuqishme të Gjermanisë për punën time dhe diskutimet e rëndësishme që pata në Berlin se si të avancohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE,” shkroi ai.

Tutje, ai ka thënë se çështja e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor është më e rëndësishme së kurrë më parë.

“Ne ramë dakord se është më e rëndësishme se kurrë në kontekstin e sotëm gjeopolitik”, ka shkruar ai.

Lexoni postimin e tij:

Falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Gjermanisë për punën time dhe diskutimet e rëndësishme që pata në Berlin se si të avancohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Ne ramë dakord se është më e rëndësishme se kurrë në kontekstin e sotëm gjeopolitik.  /Lajmi.net/