Laimer i thotë ‘jo’ Chelseat, pret Bayernin
Konrad Laimer pritet të jetë lojtari i ardhshëm i Bayern Munich. Lojtari i Leipzig, Laimer është afër fundit të kontratës së tij me skuadrën aktuale dhe dy skuadra të tjera janë në garë për të. Chelsea dhe Bayern Munich janë duke garuar për shërbimet e Laimer dhe bavarezët duken bindshëm në avantazh. Sipas raportimeve të…
Sport
Konrad Laimer pritet të jetë lojtari i ardhshëm i Bayern Munich.
Lojtari i Leipzig, Laimer është afër fundit të kontratës së tij me skuadrën aktuale dhe dy skuadra të tjera janë në garë për të.
Chelsea dhe Bayern Munich janë duke garuar për shërbimet e Laimer dhe bavarezët duken bindshëm në avantazh.
Sipas raportimeve të Christian Falk, Laimer i ka thënë ‘JO’ skuadrës së Chelsea, përcjell lajmi.net.
Laimer, 25-vjeçar dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Bayernit.
Një transferim të tillë, kampionët e Bundesliga do të mund ta bëjnë falas, pasi lojtari do të jetë pa kontratë. /Lajmi.net/