Lahi Ibrahimaj surprizohet për ditëlindje me ëmbëlsirë me mbishkrimin UÇK

Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Ibrahimaj, feston sot ditëlindjen. Ai është surprizua me një ëmbëlsirë me mbishkrimin UÇK.

Lajme

26/01/2021 16:26

Këtë e ka bërë të ditur vetë, Ibrahimaj përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka falënderuar bashkëpartiakët dhe miqtë për këtë surprizë.

Postimi i plotë:

Një datëlindje ndryshe, surpriza që më bënë këta të rinjë sot me organizimin e tyre me rastin e datëlindjes time e bënë vërtet të veçantë këtë ditë të rëndësishme për mua, me keni emocionuar dhe ndjehem shumë i nderuar.

Është prej datëlindjeve me të veçanta falë juve dhe surprizës qe më bëtë, qofshi të nderuar e festofshi gjithmonë në familjet tuaja.
#LahiBrahimaj /Lajmi.net/