Lahi Brahimaj: Nuk do ta votoj Konjufcën për kryeministër
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk do ta votojë Glauk Konjufcën për kryeministër. Kështu ka bërë të ditur ai për GazetaBlic. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të martën ka marrë vendimin për të mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi emrin e tij si kandidat…
Lajme
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk do ta votojë Glauk Konjufcën për kryeministër.
Kështu ka bërë të ditur ai për GazetaBlic.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të martën ka marrë vendimin për të mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi emrin e tij si kandidat për kryeministër.
E para e shtetit tha se e ka mandatuar Konjufcën në përputhje me Kushtetutën.
“Në përputhje me Kushtetutën dhe me të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4, si edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese.“Mandatimi i z. Konjufca është gjithashtu në përputhje me përgjegjësinë tjetër që Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë presidentes në po të njëjtat aktgjykime, respektivisht, përgjegjësinë që presidentja të ruajë stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet. Ky është një detyrim i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Osmani.