Lagjja Dardania në Prishtinë mbetet pa ujë, shkak shpërthimi i një gypi

Lagjja Dardania në Prishtinë do të mbes pa ujë për orë të tëra gjatë ditës së sotme.

Lajme

17/01/2021 09:29

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se lagjja Dardania në Prishtinë gjatë ditës së sotme do të mbes pa ujë për periudhë të pacaktuar, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, e tërë kjo për shkak të shpërthimit të gypit të ujit fi 200 mm në këtë lagje.

“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcitë gypi i ujit fi 200 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë. Ekipet teknike janë në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Sipas KRU “Prishtina”, sanimi i dëmit varet nga natyra e defektit, dhe për këtë arsye nuk dihet se sa orë do të mbes pa ujë të pijshëm kjo lagje, andaj edhe është kërkuar mirëkuptim i qytetarëve. /Lajmi.net/