Laerti shfrytëzoi momentin të hedh poshtë Gjestin, G Bani dhe Jozi shpëtojnë pa asnjë ther në këmbë e Amber lë shtëpinë

Zhvillime të njëpasnjëshme pati mbrëmë në Prime-in e radhës në kuadër të Big Brother VIP Albania. Aty ku fokusi ishin fyerjet, kërcënimet dhe bulëzimi që iu bë Gjestit përgjatë javës që lamë pas ky i fundit nuk u la të flasë. Në momentin kur prezantuesi i dha fjalën ishte Laert Vasili i cili shfrytëzoi momentin…

ShowBiz

15/01/2025 08:46

Zhvillime të njëpasnjëshme pati mbrëmë në Prime-in e radhës në kuadër të Big Brother VIP Albania.

Aty ku fokusi ishin fyerjet, kërcënimet dhe bulëzimi që iu bë Gjestit përgjatë javës që lamë pas ky i fundit nuk u la të flasë.

Në momentin kur prezantuesi i dha fjalën ishte Laert Vasili i cili shfrytëzoi momentin për të folur, e ku bërtiste e fliste se kush sipas tij e përfaqëson e kush jo Kosovën.

Laerti shkoi aq larg sa nisi të përmend UÇK-në, gjë e cila e goditi rëndë Gjestin.

Në zhvillim e sipër Gjesti kërkoi të largohet dhe hoqi edhe mikrofonin.

Duke mos e lënë me kaq diskutimet po vazhdonin dhe Amber kërkon daljen nga shtëpia. Në zarfin e zi që kishte ardhur ditë më parë nuk është se kishte ndonjë dënim të madh, aty thjesht thuhej se kush shkon në nominim e ishin pikërisht tre fytyrat që goditën më së shumti Gjestin, Jozi, G-Bani dhe Amber.

YouTube player

Por Amber ndryshoi rrjedhën e lojës pasi zgjodhi të dal ajo, e dy të tjerët mbetën në shtëpi, transmeton lajmi.net.

Kësisoj në fakt BBVA nuk “dënoi” aspak G-Banin dhe Jozin për sulmet që ia bën Gjestit, ata veço i dhanë mundësi për të vazhduar tutje.

Në këtë program po ashtu shkoi edhe një letër nga prindërit e G-Banit, ku i kërkonin falje familjes së Gjestit.

Në këtë prime nuk mungoi edhe historia e Bernardit, ku bëri të ditur se ishte dhunuar kur ishte fëmijë e se si më pas zbuloi se i përkiste komunitetit LGBTI.

Padyshim se ndalimi i fjalës e shumë sulme të vazhdueshme në drejtim të Gjestit ngriti reagime të shumta, aty nuk munguan edhe reagimet e fytyrave të shumta publike, në mesin e tyre edhe Princ Leka./Lajmi.net/

YouTube player