Lady Gaga dhe JLo do të këndojnë himnin kombëtar në inaugurimin e Joe Biden
Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të mbahet më 20 Janar.

ShowBiz
Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e Biden dhe Kamala Harris që do të zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq, Jennifer Lopez do të performojë pak para fillimit të ceremonisë ashtu si Demi Lovato dhe Justin Timberlake.
Fituesja e “Oscar”, Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e presidentit të sapo zgjedhur Joe Biden dhe ka qenë një prej zërave kryesorë që e kanë përkrahur atë gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve.
Ajo gjithashtu filmoi një video të fushatës për Biden në muajin nëntor duke bërë thirrje për ta votuar./Lajmi.net/