Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit tash e disa muaj, analizat e Agon Zejnullahut mund të dërgohen në Maqedoni të Veriut

Agon Zejnullahu është 27 vjeçari i cili ka ndërruar mbrëmjen e së dielës në Lipjan, e që dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e dhunës nga pesë policë të Kosovës. Por, kjo ende nuk është vërtetuar dhe nuk mund të dihet pa u publikuar raporti preliminar i Institutit të Mjekësisë Ligjore i…

Lajme

09/07/2025 15:25

Agon Zejnullahu është 27 vjeçari i cili ka ndërruar mbrëmjen e së dielës në Lipjan, e që dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e dhunës nga pesë policë të Kosovës.

Por, kjo ende nuk është vërtetuar dhe nuk mund të dihet pa u publikuar raporti preliminar i Institutit të Mjekësisë Ligjore i cili do të heq të gjitha dilemat dhe do të tregoj nga çka ardhur vdekja e të riut.

Por, analizat që duhen bërë në IML mund të jetë problematike të bëhen aty, kjo pasi Laboratori i Toksikologjisë tash e disa muaj është jashtë funksionit.

Ky laborator është jashtë funksionit që nga djegia e objektit të IML-së, dhe pas saj analizat janë dërguar në Maqedoni të Veriut. I njëjti fat mund t’i përcjell edhe analizat e Agon Zejnullahut që të dërgohen aty, e të cilat do të mund të tregojnë nëse kishte alkool apo substanca narkotike në organizmin e tij.

Pak javë më parë, ishte ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ajo që tregoi se ky laborat është në renovim e sipër.

“Sot nga afër përcjellëm punimet e renovimit të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Për herë të parë që nga viti 2005 po bëhen renovimet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në vlerë prej rreth 1 milion euro. Shpreh mirënjohjen time për secilin që ka kontribuar në jetësimin e këtij projekti madhor dhe aq të rëndësishëm. Renovimi po realizohet në përputhje të plotë me standardet më të larta profesionale dhe teknike, me qëllim të krijimit të kushteve moderne për punë, si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore në fushën e mjekësisë ligjore”, shkruante ajo.

Analizat e Agon Zejnullahut mund të zgjasin për një kohë të gjatë derisa të publikohen rezultatet, ndërsa opinioni publik po i pret sa më parë të publikohen ato.