Labinot Tahiri sot vazhdon aksionin humanitar në Klinë dhe Istog

Labinot Tahiri tash e sa ditë po vazhdon aksionin humanitar për t'i ndihmuar familjet në nevojë.

ShowBiz

07/04/2020 14:01

Labinot Tahiri bashkë me vullnetmirët po vazhdon të shpërndajë pakot ushqimore dhe higjienike për familjet me asistencë sociale, shkruan lajmi.net.

Ai gjatë këtyre ditëve ka vizituar disa komuna, ndërsa sot bëri të ditur se aksioni po vazhdon në Klinë dhe Istog.

“Sot në Klinë dhe Istog!
Donacione nga dora e shqiptarëve pako ushqimore dhe higjenike!
Rrugët tona do të mbushën me miresi e dashni për çdo qytettarë te vendit!
Vazhdojmë nga nesër në Kamenicë e Gjilan??? Labi-FKSH”, ka shkruar Labi.

Këtij postimi, ai ka shoqëruar edhe disa imazhe, ku shihen edhe pakot ushqimore që do t’iu dhurohen familjeve në nevojë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-rYPRoBZbF/