Labinot Tahiri paralajmëron kalimin në AAK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka paralajmëruar kalimin në AAK-në e Ramush Haradinajt.

Lajme

20/08/2019 13:09

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka thurur lavde ish-shefit të Qeverisë, duke thënë se dëshiron t’i shërbejë njerëzve që ai i quan përparimtar, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Një shkrim i vogël!

Kjo foto ishte në diten e parê kur u realizua deshira e shumë kujt që Ramush Haradinaj tê jet Kryeministër!
Njeriun e drjtë mund ta sulmojne ne lloj lloj menyrash, por kurrë fatin që e ka bekua Zoti pêr të ecur përpara nuk mund të ia marrin!

Nuk e di a do jem në këtē mandat me te, tuj u mundua jam! Sikur edhe në opozitë të jem, nuk më bëhet vonë, sepse unë dua vetëm ti sherbej njerëzve derisa te me vijnë ditet e mia që mund te jap me shumë ne aspektin e politikës!
Këto ditë, në njêren nga dy subjekte që unë mund te shpreh punën dhe vullnetin tim në shërbim te vendit, do të aderojë në këto pak dite sa na kanë mbetur!

Thjeshtë ishte nje shkrim mirnjohës për bashkpunimin, vllazërorë, shpirtrorē, e për shtetin që patëm me Kryeministrin Ramush Haradinaj!

Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërise. /Lajmi.net/