Labinot Tahiri merr iniciativë për grumbullimin e parave për policen që vuan nga Leukemia

Labinot Tahiri do të nis aksion humanitar për policen nga Peja.

ShowBiz

08/12/2020 15:32

Labinot Tahiri, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se do të dalë në qytetin e Pejës për t’i grumbulluar paratë për shërimin e Visare Hysenit, shkruan lajmi.net.

Visare Hyseni është Police e Kosovës, e cila po vuan nga sëmundja e Leukemisë, andaj për shërimin e saj nevojitet shumë e madhe parash.

Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur se do të dalë në sheshin e Pejës për të grumbulluar para për Visaren.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Apel!
E DASHUR TOKA JONË!
Të dashur qytetarë!
Sot ose nesër vendosim që të dalim ne sheshin e Pejes, për të ia tubuar kësaj heroine ne afat rekord paratë për sherimin e saj nga LEUKEMIA!
Edhe kësaj motre i them PO me ZEMËR.
Kjo, nuk ka as sigurim shendetsor e jetesorë nga shteti, por ne jemi gjallë dhe sikur janë gjindur te paret tanë për njeri tjetrin, te vazhdojmë edhe ne.
As nje polic nuk ka sigurim jetësorē!
Sot për oksigjenin, nesër për jetën e kësaj POLICE TË NDERUAR.
Kaloni mirē e vetem shikoni se akoma nuk keni parë asgje…..!
Adnan Hyseni dhe Nadi, jam okej për kërkesen e juaj vllezër!
Ndoshta Peja me pret duar dhe zemer hapur!
ZOT NA I HAP RRUGËT DHE NA PRIJË PERPARA ME MOTIVIN ME TË LARTË TË CILIN NUK MUND TA PAGUAJ AS NJE PASANIK NË BOTË.
Labi Kosovë e Shqipërisë”

Kujtojmë se këngëtari së fundi ka siguruar 20 aparatura për furnizimin e spitaleve të Kosovës me oksigjen, vlera e të cilave është 20 mijë euro. /Lajmi.net/