Labinot Tahiri ka disa fjalë për Elivs Naçin pas kritikave që mori për hapjen e një biznesi
Labi ka një mesazh për hoxhën dhe humanistin, Elvis Naçi.

ShowBiz
Këngëtari Labinot Tahiri ia kushtoi një status të gjatë hoxhës dhe humanistit, Halil Kastrati, shkruan lajmi.net.
Ai thotë se është çudi sesi qytetarët vazhdojnë t’i votojnë politikanët, të cilët shumë herë ua kanë marrë paratë e xhepit.
Ndërsa, për Elvisin, të cilin e quan njeri të bekuar, thotë se nuk duhet të akuzohet kur po kryen punë më shpejt se qeveritë që ishin dhe janë tani.
Labi i bën thirrje Elvisit që të vazhdojë me aktivitete humanitare e të mos çuditet nga akuzat që ia bëjnë.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:
“Shkrim për njeriun e duhur në kohën e duhur atje në Shqipëri!
- ELVIS NAÇI
Mirëdita shqiptarë, vëllezër katolik e musliman!
Çuditërisht, ka politikanë të cilët i votoni dhe i keni votuar tani e shumë dekada, dhe sikur ju hipnotizojnë! Prap i votoni nuk iu bëhet vonë…! Shumë herë ua kanë vjedhur votën edhe PARANË E XHEPIT!!
More njerëz, a nuk po keni me kënd me u marr, por shkoni e shkruani gjithëçka duke akuzuar një njeri të BEKUAR, i cili kryen punë më shpejtë se sa QEVERITË që i kishit dhe i keni??
Si mundeni kështu, me i ataku njerëzit pa qenë kurfar procesi gjygjësorë, por, edhe po të fillonte ndonjë proces, ato punë i takojnë GJYKATAVE, jo neve ose juve.
Humbën miliona euro tek ju në Tiranë e te ne në Kosovë, dhe kush nuk ngre zërin e nuk ngritet në këmbë, por merreni i madh e i vogël paa një x lajmi të pa vertetë..!
Njeri i nderuar, z Elvis Naçi, vëlla shqiptarë!
Vazhdo e jeto me lumturi dhe ashtu siç je, duke i thirrue duart e shqiptarëve për të ndihmuar, dhe mos u çudit se sot e shajnë edhe familjen e njeriut të shenjtë Adem Jasharit, e shajnë Nanë Terezën e shumë kontribues të tokave tona!
Por fundja, më shumë zë vend te ZOTI, një urim nga mijera nëna që të urojnë , se sa pak veta të cilët të paragjykojnë në qoftëse jam edhe unë..!
Punë të mbarë vëlla dhe gjitha të mirat ty dhe atyre që të mbështesin me donacione.
Edhe pse kurrë nuk kemi ndenjur bashkë ne të dy, unë e dua dhe e vlerësoj çdo njeri i cili, ndihmon me sinqeritetin më të madh, ndien thellë dhimbjen e njerëzve nevojtarë dhe punon për të mirën e vendit.
Kush ka takat, dilni e ju mbledhni para e ndihmoni e shihni si është…! Besimi dhurohet nga Zoti, jo nga monedha.
Le të me akuzojnë mua e tani ua tregoj vendin….!
Nuk lan kend pa e etiketuar ose duke u munduar ta poshtrojnë, dhe kur kanë interesa behen SERVIL TË POLITIKANËVE, se ju japin lekë…!
PËR DREJTESINË DUHET TA THEMI TË VERTETEN.
Sinqerisht,
Labinot Tahiri KOSOVË E SHQIPËRISË!”. /Lajmi.net/
Shkrim për njeriun e duhur në kohën e duhur atje në Shqipëri!
Z. ELVIS NAÇIMirëdita shqiptarë, vëllezër katolik e…
Posted by Labinot Tahiri on Friday, December 11, 2020