Labinot Tahiri i del në ndihmë familjes në kushte të rënda nga Podujeva (Video)
Labinot Tahiri ka vazhduar me aktivitetin e tij të bamirësisë.
Lajme
Pasi mbrëmë paralajmëroi për një vizitë në familjen në lagjen e Kuvajtit në Podujevë, ai sonte e ka realizuar atë në familjen e Bajram Ademit, transmeton lajmi.net
Njërën nga vajzat e kësaj familje e kishin sulmuar qentë para pak ditësh, kurse familja nuk kishin para për ta shëruar, duke marrë parasysh edhe kushtet e mjerueshme në shtëpinë që jetojnë.
Kjo e ka shtyerë këngëtarin dhe njëkohësisht kandidatin e AKR-së për kryetar të Ferizajit, që t’i dalë në ndihmë edhe familjes Ademi.
Ai ka thënë se ndërtimi i shtëpisë do të nis më 7 mars, kurse donacion për këtë rast kanë dhënë edhe persona tjerë të vullnetit të mirë nga Peja, dhe nga diaspora.
Kurse Komuna e Podujevës i ka ndarë tre ari tokë për ndërtimin e shtëpisë. /Lajmi.net/