Labinot Tahiri flet për bllokimin e qytetarëve dje në pikat kufitare të Serbisë

Këngëtari dhe ish-deputeti i AAK-së, Labinot Tahiri, ka folur për ndalimin e autobusëve kosovarë në pikat kufitare serbe që lidhin Serbinë me vendet e BE-së. Gazetarja e lajmi.net, në një intervistë telefonike e ka pyetur Labinot Tahirin për situatën në pikat kufitare serbe. Tahiri ka thënë se aktet e tilla nga Serbia janë të pritshme,…

Lajme

18/04/2024 19:27

Këngëtari dhe ish-deputeti i AAK-së, Labinot Tahiri, ka folur për ndalimin e autobusëve kosovarë në pikat kufitare serbe që lidhin Serbinë me vendet e BE-së.

Gazetarja e lajmi.net, në një intervistë telefonike e ka pyetur Labinot Tahirin për situatën në pikat kufitare serbe.

Tahiri ka thënë se aktet e tilla nga Serbia janë të pritshme, dhe është pritur që situate e tillë të ndodhë pas votimit në Strasburg për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ai tutje thotë se lajmin e ka marrë nga mediat dhe nuk ka qenë i informuar deri atëherë.

Tahiri më tej thekson se në ato momente ai ka qenë në Kroaci për punë, dhe ka ndaluar në pikën kufitare të shtetit kroat dhe atij serb. Më tej, ai thotë se gjendja e qytetarëve ka qenë e keqe dhe menjëherë është nisur për ti ndihmuar ata.

Tahiri në fund shpreson që BE-ja ta dënpojë këtë akt barbar të Serbisë. /Lajmi.net/

Video: