Labi poston video të një proteste në Gjermani: Aty nuk bëjnë kurthe, aty zgjohen të gjithë
Pasi anuloi protestën e paraparë të mbahet sot, Labi sjell pamje nga një protestë në Gjermani dhe ka një mesazh për ata që e 'tradhtuan'.

ShowBiz
Për t’i kundërshtuar masat e reja antiCOVID, Labinot Tahiri kishte planifikuar të organizonte një protestë, shkruan lajmi.net.
Ani pse ishin bërë gjitha përgatitjet që protesta të mbahej sot në orën 11:00, këngëtari e anuloi atë pasi nuk mori përkrahjen e gastronomëve.
Së fundi, ai postoi një video në llogarinë e tij në Facebook, ku ndan pamje nga një protestë në Gjermani, ku të gjithë të pranishmit ishin pa maska.
Labi shton se atje nuk bëjnë kurtha, por të gjithë dalin dhe ngritin zërin për hallet që i preokupojnë.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:
“Të GJITHË JANË DALUR PA MASKA!!!
Nëse dikush jeton në GJERMANI, ju lutem tregoni Kosovës e Shqipërisë se çka po thonë keta protestues për Korona dhe se a është para 5 dite kjo protestë dhe a po vazhdon ajo…!
Aty, nuk bejne kurtha aty zgjohen te gjithë..!
Ishalllaaa Zoti ua ben jeten e lehtë ama sot e pash çfarë ndodh nëse mundohesh me punu drejtë!
Tek ne na luftojnë mua dhe juve qytetarë kur do që ngritemi në kembë!
Këto pamje nuk i publikojnë se i kanë te ndaluara tek ne….!”. /Lajmi.net/