Labi mobilizohet përsëri, kërkon ndihmë për të sëmurën Liridona Gajtani e cila vuan nga leukemia akute

Këngëtari dhe humanisti, Labinot Tahiri është mobilizuar përsëri për të një sëmurë tjetër duke kërkuar ndihma financiare nga qytetarët përmes rrjetit social Facebook.

Lajme

18/09/2016 23:39

 

Këtë herë Tahiri iu është drejtuar qytetarëve të Prishtinës duke iu treguar për sëmundjen e Liridona Gajtanit e cila është diagnoztifikuar me leukemi akute.

Familjar të vajzës zgjidhje të vetme e kanë parë Labinot Tahirin pasi që nuk po mundin të mbledhin fonde për shërimin e vajzës së tyre.

Lexoni postimin e plotë:

LIRIDONA GAJTANI është me sëmundje të rëndë! Tregoni se çfarë të bëjmë?

Ju lutem ta lexoni këtë shkrim dhe me tregoni se çfarë të veprojmë!

Se pari u drejtohem banorëve të Prishtinës te dashur qytetarë!

Ky sms me eshte shkruar nga familja e Liridones!

I nderuar z.Labinot Tahiri n emer te aktivisteve vullnetar po ashtu dhe ne emer te familjes se rastit te LIRIDONA GAJTANIT nga Prishtina e cila esht e diagnostifikuar me leukemia akute te jemi drejtuar me ket lutje qe nga ana juaj tna mundesohet grumbullimi i mjeteve per rastin e Liridoni Gajtanit.i nderuar vlla besoni nga data 8 shtator jemi mobilizuar si shoqri vullnetare nga mengjesi deri ne mbremje se bashku me disa familjar te Liridones duke bredhur cepum cep te qytetit por me ter sinqeritetin ton besoni qe gjasat i kemi shum te vogla per grumbullimin e mjeteve per sherimin e Liridones. I dashur vlla t lutemi shum qe ta kemi mbeshtetjen tuaj qe ndoshta edhe Liridones ti kthehet buzqeshja si Besimit te vogel e shum e shum tjerve qe nga vullneti yt human dhe nga dlirsia jote shpirtrore sot jetojn te lumtur .t lutemi qe edhe Liridones ti kthehet lumturia ,kuptohen gjdo her duke shpresuar ne zotin ,zemergjersin tuaj,vullnetin e shqiptarve qe dasht zoti qdo her qofshim te bashkuar.mbetemi me shpres i dashur vlla z.Labinot Tahiri. Sinqerisht:aktivistet vullnetar dhe familja Gajtani

 

14333176-1160971777311538-5715588920086070739-n