Labi-Elijonës: Po viktimizohesh se të ka vdekur nëna, me qenë e mirë s’do ishe larguar nga familja kur ke qenë 13 vjeçare

Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 u shënua nga një përplasje e fortë mes banorëve Labinot Rexhës dhe Elijonës, teksa po përgatiteshin për gjumë në dhomën e fjetjes. Debati nisi pas disa provokimeve, të cilat Labi duket se nuk i përballoi dot. Ai iu kthye ashpër Elijonës duke i thënë: “Ti po…

ShowBiz

06/12/2025 11:50

Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 u shënua nga një përplasje e fortë mes banorëve Labinot Rexhës dhe Elijonës, teksa po përgatiteshin për gjumë në dhomën e fjetjes.

Debati nisi pas disa provokimeve, të cilat Labi duket se nuk i përballoi dot.

Ai iu kthye ashpër Elijonës duke i thënë: “Ti po viktimizohesh pse të ka vdekur nëna.”

Ky koment tronditi banorët, pasi prekte një ngjarje tragjike që Elijona kishte ndarë më herët me publikun.

Elijona kishte treguar se nëna dhe motra e saj kishin humbur jetën në një aksident teksa udhëtonin nga Gjermania në Kosovë, një histori që kishte prekur shikuesit dhe banorët.

Megjithatë, Labi nuk u ndal aty dhe e goditi sërish me një koment tjetër të rëndë: “Po të ishe e mirë, nuk do ishe larguar nga familja. Në moshën 13-vjeçare je larguar nga shtëpia.”

Ky reagim lidhet me periudhën kur Elijona, sipas raportimeve, ka jetuar për pesë vite nën kujdesin e shtetit gjerman, larg familjes së saj.