La Repubblica: Shqipëria bllokon TikTok-un si masë kundër nxitjes së dhunës mes të rinjve
Qeveria e Tiranës ka ndaluar rrjetin social pas vdekjes së një 14-vjeçari. Një vendim që ka ndezur debat në vend dhe kudo në mediet e huaja, përfshirë median ruse, shkruan Arcangelo Rociola në një artikull të publikuar në të përditshmen italiane “La Repubblica”. Bllokimi i TikTok-ut në Shqipëri është i ndryshëm nga 20 vendet e…
Lajme
Qeveria e Tiranës ka ndaluar rrjetin social pas vdekjes së një 14-vjeçari. Një vendim që ka ndezur debat në vend dhe kudo në mediet e huaja, përfshirë median ruse, shkruan Arcangelo Rociola në një artikull të publikuar në të përditshmen italiane “La Repubblica”.
Bllokimi i TikTok-ut në Shqipëri është i ndryshëm nga 20 vendet e tjera që kanë ndaluar rrjetin social deri më tani, në mbarë botën.
Një vendim që do të zbatohet për të gjithë, pa dallim.
Qeveria e Tiranës ka ndaluar përdorimin e medias sociale në mbarë vendin për një vit, për shkak të shqetësimeve për ndikimin që ai ka në shëndetin mendor të qytetarëve të saj të rinj, sidomos të adoleshentëve.
“Problemi sot nuk janë fëmijët tanë. Problemi jemi ne. Problemi është shoqëria jonë dhe çfarë po bëhet. Problemi sot është TikTok-u dhe të gjitha mjetet e tjera që po i marrin fëmijët tanë peng”, tha kryeministri Edi Rama.
Vrasja e një 14-vjeçari – një konflikt i lindur përmes rrjeteve sociale.
Gjithçka nis nga një lajm krimi. 20 nëntorin e kaluar, një djalë 14-vjeçar nga Tirana u godit me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.
Ata, fillimisht sfiduan njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Pastaj ndjekësit e tyre i ftuan në veprim. Reagimet ishin nxitëse – duke bërë që dhuna të shpërthente – duke kaluar nga digjitale në kinetike. 24 plagë me thikë e lanë të riun të pajetë.
Një lajm që goditi opinionin publik shqiptar, jo vetëm për vetë dhunën, por edhe për nxitjen e bërë nga shumë të rinj që e realizuan atë.
“Problemi sot nuk janë fëmijët tanë. Problemi jemi ne. Problemi është shoqëria jonë dhe çfarë po bëhet. Problemi sot është TikTok dhe të gjitha mjetet e tjera që po i marrin fëmijët tanë peng”, tha kryeministri Edi Rama një muaj më vonë, më 25 dhjetor, kur miratoi me shpejtësi ligjin me efekt të menjëhershëm që ndalonte përdorimin e TikTok në vend për të paktën një vit.
TikTok-u protestoi ndaj vendimit, duke thënë se nuk kishte prova që lidhnin vrasjen e të riut me përdorimin e platformës.
Rama është kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Masa u kritikua gjithashtu nga opozita e tij politike.
Ndërkohë që po qarkullojnë analiza të ndryshme për ndikimin ekonomik që mund të sjellë ky ndalim, duke qenë se shumë biznese të vogla, shumë tregtarë përdorin platformën për të shitur produktet e tyre.