Kylie Jenner për herë të parë me të partnerin në “Met Gala”
Për një kohë të gjatë, Kylie Jenner kishte vendosur që ta mbajë larg medieve jetën private.
ShowBiz
Kohën e fundit, Kylie Jenner ka vendosur të mos fshihet më nga mediet, andaj në pothuajse çdo paraqitje publike është përkrah të dashurit, shkruan lajmi.net.
Mbrëmë, në Nju Jork u mbajt mbrëmja më e përfolur e modës “Met Gala”, e cila mbledh emrat më të njohur nga bota e artit.
Të pranishme ishin edhe motrat Kardashian me nënën e tyre, krahas motrave, Kylie kishte zgjedhur që në këtë ceremoni të parakalonte përkrah partnerit, Travis Scott.
Kylie ishte veshur me një fustan të zi të gjatë, ndërsa Traviss kishte kombinuar ngjyrën e kostumit me atë të Kylie, që të dy dukeshin për mrekulli derisa u ndalën para paparacëve në tapetin e kuq të “Met Gala”. /Lajmi.net/