Kylian Mbappe me dy gola ia siguron kualifikimin tutje Francës

Franca mposht Danimarkën dhe siguron kualifikim tutje. Ndeshja e dytë e grupit D, në mes dy kombëtareve përfundoi 2:1 në favor të francezëve, shkruan lajmi.net. Ekipi i Didier Deschamps ka arritur të kualifikohet tutje për në fazën eliminatore, pas fitores së sotme. Pjesa e parë u konkretizua me raste të mira shënimi nga dy ekipet,…

Sport

26/11/2022 18:56

Franca mposht Danimarkën dhe siguron kualifikim tutje.

Ndeshja e dytë e grupit D, në mes dy kombëtareve përfundoi 2:1 në favor të francezëve, shkruan lajmi.net.

Ekipi i Didier Deschamps ka arritur të kualifikohet tutje për në fazën eliminatore, pas fitores së sotme.

Pjesa e parë u konkretizua me raste të mira shënimi nga dy ekipet, por nuk kishte gola.

Mundësi më të mirë për të realizuar kishte Kylian Mbappe, por nuk ishte i saktë nga goditja brenda zonës.

Në pjesën e dytë u zhvillua një super lojë nga të dy skuadrat, pasi kërkonin të zhbllokonin sfidën.

Të parët në avantazh kaluan francezët.

Pas një aksioni fenomenal nga yjet e ‘Gjelave’ në minutën e 61` shënoi Kylian Mbappe.

Por, danezët u kundërpërgjigjën shpejt, duke barazuar shifrat në minutën e 68` me Andreas Christensen.

Po rridhte minuta e 86` kur Mbappe shënoi sërish, duke i dhënë epërsinë ‘Gjelave’.

Me këtë fitore Franca siguron kualifikim tutje në fazën eliminatore në vendin e parë me gjashtë pikë.

Ndërsa, Danimarka pozicionohen në vendin e tretë me një pikë dhe kualifikim tutje do ta kërkojë në xhiron e fundit ndaj Australisë./Lajmi.net/