Kylian Mbappe do të takohet me presidentin e klubit për ta lejuar të transferohet te Real Madridi

Kylian Mbappe po e dëshiron me çdo kusht transferimin e tij tek Real Madridi.

Sport

16/08/2021 11:50

Transferimi i Messit tek PSG duket se nuk i ka ndryshuar mendjen francezit Mbappe që të kërkoj transferimin e tij tek Real Madridi, shkruan lajmi.net.

Kylian Mbappé ka kërkuar të takohet me presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaïfi në orët e ardhshme dhe ai pritet të kërkojë nga klubi që të negociojë një lëvizje të tij në Real Madrid, raporton gazetari i famshëm i ‘ElChiringuitoTv’, Josep Pedrerol.

Klubi parisien deri tani ka insistuar se ata do të mbajnë sulmuesin këtë verë, pavarësisht faktit se rrezikojnë të humbasin falas vitin e ardhshëm.

Më herët është raportuar se Real Madridi ka 120 milionë të gatshme për lojtarin i cili ka edhe një vit kontratë tek klubi francez, teksa po e presin vetëm dritën jeshile nga krerët e klubit parisien për të dërguar ofertën.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë ditëve në vazhdim, pasi këto dy javët e fundit do të jenë deçizive për fatin e 22-vjeçarit. /Lajmi.net