“Ky zgjidhjet i pret nga qielli”, Doarsa Kica Xhelili tallet me deklaratën e Kurtit për diell
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtin, i cili foli sot për diellin e shiun. Kica-Xhelili me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kurti pret, siç u shpreh ajo, zgjidhje nga qielli, shkruan Insajderi. “Moti e kam…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtin, i cili foli sot për diellin e shiun.
Kica-Xhelili me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kurti pret, siç u shpreh ajo, zgjidhje nga qielli, shkruan Insajderi.
“Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli! (Besoj per pak del ndonje zyrtar i tij e na tregon si kryeministri paska mendu qe shiu pas diellit eshte bereqet, e nese rasisht bjen, eshte arritje e qeverise)…”, deklaroi ajo.
“Nese ankoheni shumë për diell, mundet edhe me ra shi”, deklaroi Kurti sot.