Ky vend i Evropës në hall me fruthin, shpall epideminë

Pas rritjes së shfrenuar të numrit të rasteve të fruthit, si dhe një numri të madh të fëmijëve të infektuar të shtruar në spital, Ministria e Shëndetësisë së Rumanisë ka shpallur një epidemi të fruthit në nivel kombëtar. Për momentin janë regjistruar pothuajse 2000 raste në 29 qarqe, përcjell klankosova.tv. Si pasojë e regjimit epidemik,…

Bota

06/12/2023 14:28

Pas rritjes së shfrenuar të numrit të rasteve të fruthit, si dhe një numri të madh të fëmijëve të infektuar të shtruar në spital, Ministria e Shëndetësisë së Rumanisë ka shpallur një epidemi të fruthit në nivel kombëtar.

Për momentin janë regjistruar pothuajse 2000 raste në 29 qarqe, përcjell klankosova.tv.

Si pasojë e regjimit epidemik, do të vaksinohen fëmijët e moshës 9 deri në 11 muaj, krahasuar me orarin normal të vaksinimit kundër fruthit 12-mujor dhe 5-7-vjeçar, shkruan romania-insider. Të pavaksinuarit ose me një vaksinim jo të plotë do të jenë gjithashtu në shënjestër të fushatës së re.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë një fushatë informuese për prindërit, së bashku me mjekët e familjes, për respektimin më të mirë të programit të vaksinimit.

Fruthi është një sëmundje infektive e cila transmetohet lehtësisht, sidomos te fëmijët e pavaksinuar dhe ndonjëherë evolucioni është serioz dhe mund të shfaqen komplikime, paralajmërojnë zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë.

Mbulimi i vaksinimit me dozën e parë, në nivel kombëtar, është 78%, dhe me dozën e dytë, 62% e fëmijëve të kualifikuar, duke qenë në një tendencë rënëse prej më shumë se 10 vitesh.