Ky ushtrim do t’iu ndihmojë meshkujve të zgjasin më shumë në shtrat
Zbulojeni se si të zgjasni më shumë në shtrat për disa minuta më shumë, përmes një ushtrimi.
Lifestyle
Deri tani është menduar seushtrimet e kegelit janë të destinuara vetëm për femrat, por një studim ka bërë që të ri-mendohet ky qëndrim sërish.
Një hulumtim i ri në revistën ‘Urology’ zbuloi se forcimi i dyshemesë së legenit të meshkujve – muskujt që rrethojnë bazën e penisit – mund të ndihmojë në reduktimin e problemeve me ereksion dhe ejakulimit të parakohshëm.
Edhe në qoftë se ju nuk vuani nga këto probleme, një stërvitje e tillë mund t’ua shtojë përformancën tuaj në shtrat.
Kur ju krijoni presion në muskujt e legenit, ju bëni që gjaku në penis të mos rrjedhë me shpejtësi, duke iu ofruar si rrjedhojë juve një ereksion më të gjatë.
Ushtrimet preferohen të praktikohen 3-4 herë në javë. Ndiqeni videon e mëposhtme, për të parë se si duhet realizuar ato. /Lajmi.net/