Ky raportohet se është personi i cili u plagos gjatë grabitjes së armatosur në Veternik
Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në afërsi të qendrës tregtare “Albi Mall”, ku pati edhe të shtëna me armë dhe për pasojë një person mbeti i plagosur. Cak i sulmit ishte një furgon që transportonte para. Siç raporton Sinjali, personi i plagosur është Fahri Ademi, 42 vjeçar – pjesëtar i sigurimit në kompaninë “Istambul…

Lajme
Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në afërsi të qendrës tregtare “Albi Mall”, ku pati edhe të shtëna me armë dhe për pasojë një person mbeti i plagosur. Cak i sulmit ishte një furgon që transportonte para.
Siç raporton Sinjali, personi i plagosur është Fahri Ademi, 42 vjeçar – pjesëtar i sigurimit në kompaninë “Istambul Ozel Guvenlik”.
I plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”