Ky raportohet se është i dyshuari për vrasjen e vajzës në Prizren
Një tragjedi familjare ka tronditur qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk dyshohet se ka privuar nga jeta vajzën e tij dhe më pas ka tentuar të vetëvritet. Burime Sinjalit konfirmojnë se personi i dyshuar është Mehmet Görenç, i cili pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të…

Lajme
Një tragjedi familjare ka tronditur qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk dyshohet se ka privuar nga jeta vajzën e tij dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.
Burime Sinjalit konfirmojnë se personi i dyshuar është Mehmet Görenç, i cili pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 06.05.2025, në një banesë në qytetin e Prizrenit, ku Görenç dyshohet se e ka vrarë vajzën e tij, për arsye që aktualisht janë objekt hetimi. Vajza ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
Sipas burimeve, dyshohet se motive të brendshme familjare kanë çuar në këtë krim të rëndë, megjithatë, rrethanat e plota do të sqarohen gjatë fazës hetimore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.