Ky imazh nxit dyshime se Loredana është shtatzënë për herë të dytë

Loredana mori vëmendje me një detaj në një imazh të fundit.

ShowBiz

22/01/2021 17:01

Loredana është goxha aktive në rrjete sociale, përmes së cilave tregon çdo të re rreth saj, shkruan lajmi.net.

Në një video të publikuar së fundi, artistja u pa e veshur tërësisht në të zeza, teksa në sy të binte barku.

Fansat e reperes nxitën spekulime se ajo është shtatzënë për herë të dytë, por lidhur me këtë gjë Loredana nuk ka reaguar ende.

Ndryshe, rep-artistja është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar Hana.

Ajo është shumë aktive me këngë të reja, teksa së fundi njoftoi për lansimin e një linje të saj, të bukurisë. /Lajmi.net/