Ky futbollist është arsyeja që Messi nuk largohet nga Barcelona (FOTO)

Luis Suarez ka merita të mëdha në qëndrimin e Lionel Messit në Barcelonë.

Sport

09/12/2016 09:20

Luis Suarez ka rol të dyfishtë në Barcelonë.

Përveç asaj kryesore për të shënuar gola, sulmuesi uruguaian është edhe një prej shokëve më të afërt të Lionel Messit në “Camp Nou”.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se raporti i mirë mes tyre ka bërë që argjentinasi të mos e konsiderojë mundësinë e largimit nga klubi, përcjell “Lajmi.net”.

Suarez dhe Messi bashkëpunojnë shumë mirë në fushën e lojës.

Por, ata shoqërohen edhe jashtë saj.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.