Ky është urimi i veçantë i ‘Sasës’ për ditëlindjen e ‘Xhbanes’
Aktorja e njohur, Arjola Demiri sot feston ditëlindjen e 33-të.

ShowBiz
Të shumta ishin mesazhet dhe urimet që e përcollën aktoren gjatë gjithë ditës, e nuk ka dyshim se kishte edhe të veçanta, shkruan lajmi net.
I tillë është edhe urimi i shoqes së saj të ngushtë, Adriana Matoshit e njohur si ‘Sasa’, e cila ia dedikoi këto fjalë prekëse.
“Fat me t’pas shoqe e moter, fat qe je pjese e jetes tem, mi ke zbukuru tana ditet e netet me energjine tane pozitive, me humorin tend plot jete, me t’keshmet e tua mi ke sheru plaget e mia e me buzeqeshjen tane ma ke knaqe loçken e zemres! T’paça oj Arjole, qeshtu t’hareshme, kokeforte, plot sharm e dashni!. T’du e rrnofsh 100 vjet. Urime ditelindjen”, ka shkruar ajo.
Përveç se janë pjesë e serialit ‘O sa mirë’, ato janë mikesha të ngushta në jetën e përditshme. /Lajmi.net/