Ky është urimi i bukur i nënës së Ritës për ditëlindjen e saj (Foto)
Rita Ora nesër feston ditëlindjen e 26-të.
ShowBiz
Vera Ora, nëna e Ritës ka qenë ndër të parat që ka uruar vajzën e saj për këtë ditëlindjen, e madje një ditë më herët.
Si zakonisht, Vera ka postuar një fotografi të Ritës kur ajo ka qenë e vogël dhe shihet në një fustan të verdhë, shkruan lajmi.net.
Vera ka shkruar fjalët e bukura të urimit, duke e quajtur Ritën ‘zog’, si zakonisht. Ajo ka shkruar: “Urime ditëlindja zog. Të dua për atë që je dhe çfarë je bërë. Nuk mund të mos përmend sa shumë e dua maicën që ke veshur që është një refleksion i qartë i energjisë tënde që e dëshiron çdokush”./lajmi.net