Ky është u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, pas shkarkimit të Kelmendit
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është marrë vendim për shkarkimin e u.d të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Me pesë vota për është miratuar shkarkimi i tij. Mbledhjen pak më parë e lëshuan tre anëtarë, e bashkë me ta më pas edhe Besim Kelmendi. Pas vendimit për shkarkimin e tij, është miratuar edhe…
Lajme
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është marrë vendim për shkarkimin e u.d të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Me pesë vota për është miratuar shkarkimi i tij.
Mbledhjen pak më parë e lëshuan tre anëtarë, e bashkë me ta më pas edhe Besim Kelmendi.
Pas vendimit për shkarkimin e tij, është miratuar edhe vendimi që u.d i Kryeprokurorit të Shtetit të emërohet prokurori Agron Qalaj.
Ndryshe më 2022 Prokurori Agron Qalaj ishte zgjedhur zëvendës Kryeprokuror i Shtetit në vend të prokurores dhe ish-anëtares së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Sevdije Morina.
Këtë pozitë për më shumë se 7 vite e kishte mbajtur prokurorja Sevdije Morina.
Prokurori Qalaj ishte betuar më 19 tetor 20211, kur asokohe president e vendit ishte Atifete Jahjaga./Lajmi.net/
