Ky është Scooby Doo në jetën reale (Foto)
Një qen gjigand i gjatë 1.80m me emrin Presley është emëruar “Scooby Doo i jetës reale” – për shkak të ngjashmërisë së madhe me personazhin qen të filmit vizatimor.

Fun
Pronarja e tij Sian Barret nga Oldbury, Angli, thotë se qeni i saj tmerrohet nga qentë e tjerë dhe fshihet pas saj kur konfrontohet me kafshët e tjera, transmeton lajmi.net.
Barret tha: “Presley është me të vërtetë Scooby Doo i vërtetë, ai frikësohet nga gjithçka. Ai gjithmonë frikësohet nga qentë më të vegjël dhe madje kam filluar t’i fshehë edhe çantat e plastikës, për shkak se frikësohet edhe nga ato”.
Shikojeni se si duket ai: