Ky është reagimi i Adelina Tahirit pas komenteve negative për bashkëshortin e saj  

Këngëtarja Adelina Tahiri ka pothuajse pesë vite që është martuar me avokatin Serjozha Markov.

ShowBiz

09/04/2022 19:41

Tahiri në rrjete sociale ndan momente të ndryshme përkrahë bashkëshortit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja komentohet shumë nga fansat shkak i moshës në diferencë që ka me bashkëshortin e saj.

Së fundmi, Adelina përmes një dedikimi ka vendosur që t’ju përgjigjet komenteve negative për martesën e saj me Serjoza Markov.

“Ky është dashuria ime. Ju pëlqeu s’ju pëlqeu unë e dua!”– ka shkruar këngëtarja krahas fotos së bashkëshortit të saj.

Kujtojmë se çifti janë prindër të një fëmijë të cilin e kanë quajtur Joni. /Lajmi.net