Ky është personi që vetëvra sot në Suharekë
Një person dyshohet se ka vrarë veten sot në banesën e tij në Suharekë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, zëdhënësi i të cilës, Shaqir Bytyqi ka thënë se viktima është gjetur i varur në banesën e tij në Suharekë. “Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës…

Lajme
Një person dyshohet se ka vrarë veten sot në banesën e tij në Suharekë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, zëdhënësi i të cilës, Shaqir Bytyqi ka thënë se viktima është gjetur i varur në banesën e tij në Suharekë.
“Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pajetë. Policia me të arritur kanë marr informatën se bëhej fjalë për Sh. M.(1983), mashkull, i cili banon në Suharekë. Sipas dyshimeve të para viktima nga familjarët është gjetë i varur në banesën e tij në Suharekë. Policët hetues janë në vend ngjarje dhe po merren me rastin”, ka thënë Bytyqi.
Lajmi.net nga burimet e veta ka mësuar se viktima nga ky rast është Shqiptar Mala nga fshati Mushtisht.
Viktima deri para pak vitesh ishte punëtor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë. /Lajmi.net/