Ky është personi më fatlum, i shpëton vdekjes për pak sekonda (Video)

Një person i shpëton vdekjes pak sekonda para se ai të largohej nga vendi kur një veturë përfshihet në aksident.

Fun

05/08/2015 11:09

Kjo video tregon momentin teksa një burrë po priste në stacionin e autobusëve në Dalston, veri-lindje të Londrës, të shtunën në mëngjes.

Pas 20 sekondash pritje të autobusit, burri vendosi që të vazhdojë udhëtimin e tij duke mos pritur më shumë.

E disa sekonda më pas, pasi ai vendosi të largohej nga aty, një veturë e bardhë e tipit Range Rover Eroke, godet shtyllën që gjendej pikërisht në vendin ku sekonda më parë ishte një person.

Është kuptuar se makina ishte përpjekur për të arritur një makinë të zezë duke e humbur kështu kontrollin dhe goditur stacionin e autobusit.

Zyrtarët thonë se nga ky aksident, nuk ka asnjë të lënduar, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

YouTube player