Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot gjatë ditës do të jetë me erëra të fuqishme dhe me reshje bore.

Lajme

04/01/2017 08:05

Shtypja atmosferike e lartë mbi vlerat e normales nga sot do të zbresë nën vlerat e normales me çka presim dhe ndryshim në gjithë parametrat meteorologjikë.

Erërat e  fuqishme dhe reshjet e bores sipas IHMK-së do të jenë prezent mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme.

Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në findjavë deri -17 gradë celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë celsius.

Gjatë kësaj periudhe ( e hënë – e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit me shpejtësi  mbi 13m/s.