Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Lajme

16/07/2020 19:20

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, të premten vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa dita e shtunë parashihet të përfshij pothuaj gjithë territorin me reshje, shkruan lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje me shpejtësi 1-9 m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të Kosovës. /Lajmi.net/