Ky është opsioni i ri që do të shtohet në Facebook dhe Instagram

Dy rrjetet e mëdha sociale kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime që të jenë akoma më atraktive për përdoruesit.

Auto & Tek

11/12/2021 08:51

Një opsion i ri që do të shtohet si në Facebook ashtu edhe në Instagram është “Kartolina e ngjarjeve më të rëndësishme të vitit”, me anë të cilit mund të ndani me të tjerët gjërat më të rëndësishme apo më interesantet që iu kanë ndodhur gjatë vitit, transmeton lajmi.net

Përdoruesit e Facebook do të mund të shpërndajnë një kartë të personalizuar, me miqtë apo me vendet dhe njerëzit që ishin më të rëndësishëm për ta gjatë vitit 2021.

Në anën tjetër, përdoruesit e Instagram do të mund të postojnë përmbledhjen e vitit 2021 me anë të Story-it të tyre.

Këtë veçori mund ta aktivizojnë vetëm ata që kanë qenë aktiv gjatë vitit duke publikuar Storie të ndryshme, Instagram do t’iu jap mundësinë atyre të zgjedhin se cilat histori dëshirojnë t’i publikojnë.

Ky opsion i ri brenda pak ditëve do të jetë i gatshëm për t’u përdorur nga të gjithë personat aktivë në Facebook dhe Instagram. /Lajmi.net/